Aktualitet

Emri/ Kush është personi i arrestuar për ekzekutimin e ish-kreut të OST, Saimir Jaku



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:56 - 26/07/22 |
Opi Nion

Dorjan Keqi është personi i arrestuar për ekzekutimin e ish-drejtorit të OST-së, Saimir Jaku.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se e ka kryer, kundrejt pagesës.

Ndërkaq, porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë.

Ndaj tij janë ngritur akuza për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM.

Saimir Jaku, ish-Drejtor i Tensionit të Lartë për zonën e veriut u vra me armë zjarri më 9 Shtator 2016. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur edhe Gjergj Prenga, 50 – vjeç, i cili ndodhej në tavolinë me viktimën në momentin kur ndodhi vrasja.

Ai ishte shkarkuar nga detyra vetëm një javë para ekzekutimit./Opinion.al

Pas