Aktualitet

EMRI/ Kush është i dënuari që iu sekuestruan 2 mln euro pasuri në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:45 - 13/06/20 |
Al Do

Policia njoftoi sot se sekuestroi pasuri me vlerë 2 milion euro të cilat kishin si burim aktivitetin kriminal të një 51-vjeçari të dënuar për veprat penale “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Pasuritë e sekuestruara janë dy pallate dhe një bar hotel në lagjen Nr. 13 Durrës.

Personi në fjalë quhet Pëllumb Tuda. Megjithëse ka qenë i dënuar për disa vepra penale të rënda dhe i arrestuar disa herë për plagosje me armë, është e pa qartë se si ky person i shpëtonte drejtësisë.

Emri i tij është i lidhur me një denoncim të 5 viteve më parë nga banakierja e lokalit në pronësi të tij.

Mësohet se vajza me iniciale M.P., ka shkuar në policinë e Durrësit me hematoma në sy, duke denoncuar punëdhënësin e saj, se në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar ta shfrytëzonte për prostitutë me klientë të lokalit.

“Kur nuk pranova i thashë që nuk jam prostitutë, por banakiere dhe nuk pranoj ta bëj këtë punë, më rrahu me çfarë kishte në dorë. Merrni masa sepse nuk më lë të qetë. Më thotë do të të vras nëse nuk i bindesh urdhrave të mia. Unë kam frikë prej tij”, ka denoncuar vajza në polici. /Opinion.al

Pas