Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në deklaratën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ka njoftuar se është emëruar nëndrejtori i ri i SHISH.
Çuçi njoftoi se në këtë detyrë është vendosur Oljan Kanushi, ndërsa shtoi se është bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng për shkak të konfliktit mes presidentit dhe SHISH.
Pyetje: A keni ndryshuar drejtimin e SHISH?
Bledi Çuçi: Nuk kemi ndryshuar kreun e ri të SHISH, kemi emëruar nën drejtorin e SHISH Oljan Kanushi është bërë plotësimi i një vakance të mbetur peng për shkak të konfliktit mes presidentit dhe shish me një vakancë që u plotësua sot.