Aktualitet

Emri/ Kryetari i Bashkisë së Divjakës u dhunua nga nipi i deputetit të PS



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:00 - 14/07/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me dhunimin e kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Mësohet se personi që ka dhunuar krybashkiakun është 32 vjeçari Dritan Stërkaj, nipi i deputetit të PS, Paulin Stërkaj.

Ngjarja është denoncuar në policia nga vet kryebashkiaku Kokoneshi, i cili ka deklaruar se pas debatit verbal, 32-vjeçari e ka goditur me grushte.

Nipi i Paulin Stërkajt ka në administrim një resort në Divjakë, i cili duket se është dhe “molla e sherrit”. Dyshohet se për resorit në Divjakë që dikur ka qenë kampi i punëtorëve, Dritan Stërkaj, nuk ka pranuar të paguaj taksa ndaj Bashkisë si të gjithë qytetarët.

Vet kryebashkiaku nuk ka zbardhur detaje rreth motiveve të konfliktit që pati me 32 vjeçarin. Për këtë ngjarje policia ka referuar materialet në Prokurori.

Pas