Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Pogradecit pasi akuzohet se shpërndante kokainë me motor.
Mësohet se në pranga ka rënë Arjon Olldashi, banues në Pogradec.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë në lagjen nr. 1 në Pogradec, gjatë kohës që autori po lëvizte me një motor tip “Suzuki”.
Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan 4 doza me kokainë dhe një shumë lekësh, që dyshohet se e ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të riut u gjetën dhe sekuestruan:1 pistoletë me silenciator, 1 krehër me 9 fishekë, 2 thika, rreth 40 gramë kokainë, 1 peshore elektronike, 19 aparate celulare dhe 2300 euro.
34-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./Opinion.al