Olsi Dado do të jetë prokurori më i ri i SPAK, i cili u emërua këtë të enjte nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Lajmin e ka bërë me dije KLP, në një njoftim thotë se kandidaturat e tjera do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm.
Njoftimi
Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo emëroj në detyrë prokurorin e 18-të, zotin Ols Dado, si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranë SPAK.
2.Kandidaturat e tjera do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm.