Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gramshit pasi kishte kërcënuar me armë zjarri dhe thikë dy persona gjatë një konflikti.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Duzhë, ndërsa i arrestuari është i identifikuar si Erison Muraro. Dy personat e tjerë të përfshirë në konflikt janë identifikuar me inicialet I. Ll. dhe A. Z.
Muraro akuzohet tashmë për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri të tipit pushkë, një sasi municioni luftarak dhe 1 thikë./ Opinion.al