Policia italiane sekuestroi 11.5 kilogramë kokainë në banesën e një shqiptari në qytetin e Bolonjës. Në pranga përfundoi Besian Elezaj, 31 – vjeç.
Ai e kishte fshehur drogën në një hapësirë të dyfishtë të dollapit në apartamentit të tij, por pas kontrollit të imtësishëm, agjentët italianë arritën të zbulonin drogën.
Sipas policisë së Bolonjës, kokaina e sekuestruar ishte e një cilësie të pastër, vlerë në treg e së cilës do të arrinte qindra mijëra euro.