Kronikë

Emri/Kapet me kanabis dhe kokainë, arrestohet në Greqi këngëtari shqiptar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:35 - 16/02/22 |
Opi Nion

Mediat greke kanë raportuar sot se një këngëtarë i muzikës popullore shqiptare është arrestuar në Greqi.

Mësohet se këngëtari shqiptar është arrestuar në një lokal nate në Athinë, pasi është kapur me një sasi hashashi dhe kokaine.

Mediat greke shkruajnë se në pranga ka rënë Arjan Begaj, 41 vjeç, i cili posedonte një kilogram hashash dhe 50 gramë kokainë.

Ai kishte leje qëndrimi në Greqi dhe shpesh këndonte në lokalet e Athinës.

Dyshohet se këngëtari shqiptar trafikonte sasi kokaine, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet dhe i arrestuari do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie./Opinion.al

Pas