Aktualitet

Emri/Kallashnikov dhe fishekë luftarak në banesë, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:35 - 25/11/22 |
Opi Nion

Në 55-vjeçar, i cili mbante armë zjarri në banesë është arrestuar ditën e sotme në Elbasan.

Mësohet se në pranga ka rënë Muharrem Çelhema, banues në Elbasan.

Policia bën me dije se nga kontrolli në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehëra armësh dhe 316 fishekë luftarak.

Çelhema akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas