Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi rezulton se është i dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e këtij qyteti.
I arrestuari është identifikuar si Agron Velaj, banues në fshatin Mifol të Vlorës. Velaj rezulton i dënuar me 6 vite pasi është shpallur fajtor për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Në 2015 në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike cannabis sativa (150 kg)/ Opinion.al