Është identifikuar autori i dyshuar i ngjarjes së 20 prillit të këtij viti në në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, ku mbeti plagosur me armë zjarri 44-vjeçari Kujtim Meta.
Bëhet me dije se, autori është 29-vjeçari Dorian Shurdhi banues në Lushnje.
Për 29-vjeçarin, pas identifikimit nga ana e Policisë, Gjykata e e Lushnjës, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Sakaq, policia po vijon punën për kapjen e Shurdhit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al