Kronikë

Emri/I shpallur në kërkim, policia arreston 40-vjeçarin e dënuar për drogë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 05/04/22 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Alfred Hithi, 40 vjeç.

Sipas uniformave blu, Hithi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Zall-Herr”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Zall-Herr”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Alfred Hithi, 40 vjeç, banues në fshatin Dritas, në Zall-Herr.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,”-njoftoi policia./Opinion.al

Pas