Kronikë

Emri/ I shpallur në kërkim për vrasje, arrestohet 34-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:43 - 10/10/20 |
Opi Nion

Një 34-vjeçar shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia pasi akuzohet për vrasje.

Mësohet se në pranga ka rënë Arjan Prenga, i cili është dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim për vrasjen e ndodhur në vitin 2009.

Arrestimi i tij është bërë gjatë një kontrolli të policisë, ndërsa nga verifikimi i kryer ai është identifikuar si Arjan Prenga.

Sipas policisë, 34-vjeçari në vitin 2009, në Rrëshen, në bashkëpunim me shtetasin A. N. (ende i shpallur në kërkim), ka vrarë shtetasin E. J.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar i dënuar për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë konstatuar një person larg pikës së kontrollit në Kodër Kamzë.

Pas ndalimit, nga verifikimi i kryer ai është identifikuar si shtetasi Arjan Prenga., 34 vjeç, i cili ka rezultuar person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në vitin 2009, në Rrëshen, në bashkëpunim me shtetasin A. N. (ende i shpallur në kërkim), ka vrarë shtetasin E. J. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë./ Opinion.al

Pas