Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet vlonjati në Spanjë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:09 - 27/12/20 |
Semiljana Azizi

Policia spanjolle ka finalizuar një operacion të madh antidroge.

Autoritetet vendase deklaruan se dy zhytës nga marina peruane dhe një ish-detar tregtar janë arrestuar, pasi u përpoqën të shkarkonin një arkë me kokainë, rreth 72 kg, që ishte fshehur në helikat nënujore të një anije tregtare. Mes personave të arrestuar ka qenë dhe një vlonjat i identifikuar si Auron Dule, raportojnë mediat vendase.

Bëhet me dije se shqiptari është një emër i njohur për policinë, sepse ai është një person që kërkohej ndërkombëtarisht për përfshirje në një organizatë ndërkombëtare, që shpërndan kokainë në Europën Lindore.

Teksa peruanët shkarkonin drogën, shqiptari Auron Dule po i priste në automjet, thuhet në mediat vendase të cilat kanë transmetuar lajmin.

Personat në fjalë udhëtuan në portin e Avilés, në Asturias, por përfunduan në prangat e policisë. Të arrestuarit peruanë u identifikuan si Meneses López, Edgar Sotomayor Urcuhuaranga dhe Luis Vasconsuelo Rodrigo./Opinion.al

Pas