Aktualitet

Emri/ I sekuestrohen rreth 6 milionë euro pasuri bisnesmenit shqiptar në Itali



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 21/10/22 |
Opi Nion

Guardia di Finanza e Brescias i ka sekuestruar sipërmarësit shqiptar Gëzim Sallaku pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë 5.8 milionë euro, pasi e konsideron si person të rrezikshëm, me precedentë të ndryshëm penalë. Gjithashtu, autoritetet kanë vendosur ndaj tij masën e detyrim qëndrimit në komunën e vendbanimit.

Vendimi ndaj Sallakut, i cili ka qenë dhe president i klubit të futbollit të Darfo Borias u mor pas disa hetimeve të të ardhurave dhe pronave të tij.

Mësohet se të ardhurat e tij janë në disproporcion të konsiderueshëm midis standardit të jetesës së Sallakut dhe të ardhurave të deklaruara në organet tatimore.

Në sekuestrim janë edhe vila në Sale Marasino dhe hotel Villa Kinzica, që janë në pronësi të Sallakut.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se, kanë përfunduar hetimet dhe për 68 persona të tjerë./Opinion.al

Pas