Aktualitet

Ishte nisur për të vjedhur, kapet 20-vjeçari me kapuç dhe me maskë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:49 - 12/11/20 |
Opi Nion

Një 20-vjeçar, autor i disa grabitjeve, është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Autoritetet bëjnë me dije se është ndaluar Marsel Sula 20 vjeç, teksa po lëviste me një kapuç në kokë, me maskë në fytyrë dhe mbante një çantë me vete.

Në momentin që uniformat blu i kanë kërkuar të ndalojë dhe të identifikohet, ai ka filluar të bëjë lëvizje të dyshimta dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga policia.

Policia bën me dije se pas identifikimit ka rezultuar se 20-vjeçari është autor i 3 vjedhjeve, konkretisht: më datë 10 nëntor të këtij viti, ka vjedhur një shumë parash, një laptop dhe një aparat celular në një klinikë, më datë 16 tetor të po këtij viti, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në rrugën “Andon Zako Çajupi” dhe më datë 27 tetor 2020, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në një lokal.

Ndërsa, nga kontrolli i ushtruar në çantën që ky shtetas mbante me vete u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë materiale mjete të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar vjedhjet.

Marsel Sula akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë./Opinion.al

Pas