Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emri/I grabiti 1 milion lekë kambistit në Korçë, arrestohet 31-vjeçari

2020/12/07 at 10:40 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Emri/I grabiti 1 milion lekë kambistit në Korçë, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se dy ditë më parë ka grabitur pronarin e një Exchange në qytetin e Korçës.


Sipas informacioneve, është arrestuar shtetasi Ilir Temo, 31 vjeç, banues në Korçë (person me precedent të mëparshëm penal në fushën e veprave penale kundër rendit dhe sigurisë publike).

Autoritetet njoftojnë se në datën 5 dhjetor në lagjen nr. 18, të qytetit të Korçës, dy shtetas i vodhën me dhunë shtetasit A. R., 34 vjeç, një sasi prej 1.000.000 lek.

31-vjeçari është arrestuar nga forcat e Policisë në një lokal në lagjen nr. 18, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Një celular, një palë tuta sportive dhe një xhup me kapuç, që dyshohet të jenë përdorur nga autori ditën e ngjarjes, janë sekuestruar nga policia. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në lagjen nr. 18, Korçë, ku i vodhën me dhunë, pronarit të një pike exchange 1.000.000 lek.

Vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili u kap nga Policia duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

I arrestuari, person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet veshja që dyshohet se ky shtetas përdori në ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 05.12.2020, në lagjen nr. 18, të qytetit të Korçës, ku dy shtetas i vodhën me dhunë shtetasit A. R., 34 vjeç, një sasi prej 1.000.000 lek, bënë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit I. T., 31 vjeç, banues në Korçë (person me precedent të mëparshëm penal në fushën e veprave penale kundër rendit dhe sigurisë publike).

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga forcat e Policisë në një lokal në lagjen nr. 18, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 20.05.2020, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan një celular, një palë tuta sportive dhe një xhup me kapuç, të cilat dyshohet të jenë përdorur nga autori ditën e ngjarjes.

Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të bashkëpunëtorëve të tjerë të tij dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./ Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Para
“Kushtetuesja”, Apeli Administrativ rikthen në garë Zhaklina Peton

"Kushtetuesja", Apeli Administrativ rikthen në garë Zhaklina Peton

Vrau 7-vjeçaren në Angli, publikohet fotoja e autores shqiptare

Vrau 7-vjeçaren në Angli, publikohet fotoja e autores shqiptare

COVID-19/ Britania aplikon karta për të identifikuar qytetarët e vaksinuar

COVID-19/ Britania aplikon karta për të identifikuar qytetarët e vaksinuar
















TE FUNDIT

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com