Kronikë

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet me qëllim ekstradimi 43-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:37 - 18/04/21 |
Opi Nion

Edmond Braka është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Fierit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Bëhet me dije se i arrestuari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 16 vite burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Policia njofton u se: Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje“./Opinion.al

Pas