Edmond Braka është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Fierit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Bëhet me dije se i arrestuari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 16 vite burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”.
Policia njofton u se: Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje“./Opinion.al