Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia njofton se në pranga ka rënë Anton Kola, banues në Ishull Lezhë. Kola është arrestuar me qëllim ekstradimi për në Itali, ku akuzohet për “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Për këtë akuzë, Gjykata e Milanos në Itali, në mars 2011 e ka dënuar Anton Kolën me 6 vite e 10 muaj burgim.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al