Aktualitet

Emri/I dënuar për prostitucion në Itali,arrestohet 46-vjeçari nga Elbasani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:55 - 11/03/21 |
Opi Nion

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Eduart (Artan) Haxhi, 46 vjeç, banues në Elbasan, u vu në pranga nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale” në Drejtorinë Vendore e Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, në datën 04.03.2008, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Shtyrje për prostitucion në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, tha Policia. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin në Itali./Opinion.al

Pas