Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emri/ I dënuar në Itali, i sekuestrohen 6 apartamente dhe 1 dyqan në Vlorë

2022/12/12 at 12:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Emri/ I dënuar në Itali, i sekuestrohen 6 apartamente dhe 1 dyqan në Vlorë

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 6 apartamente dhe 1 dyqan në pronësi të Viktor Shorajt, i dënuar më parë në Itali.

Autoritetet bëjnë me dije se sipas aktit të ekspertimit kontabël të kryer gjatë hetimeve, rezulton se pasuritë e evidentuara, të blera dhe me pas të regjistruara në emër të Shorajt dhe familjarëve të tij, nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme të realizuara prej tyre.

Viktor Shorajt është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Venecias, Gjykata e Ankonës dhe Gjykata e Apelit Romë për veprat penale të “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike”, “Shtrëngim për dhënie pasurie”,  “Mbajtja pa leje e armëve” dhe “Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar procedimin penal nr.113 të vitit 2019, për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, mbi bazën e materialeve referuese të ardhura nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Nga hetimet e kryera deri më tani është kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, vendosja e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi disa pasuri të paluajtshme, regjistruar në emër të shtetasit V. Sh., dhe familjarëve të tij, për shkak se deri në këtë fazë ka dyshime të arsyeshme të bazuar në prova se këto pasuri janë produkt i veprave penale të kryera në shtetin italian nga ana e shtetasit të mësipërm.

Sipas aktit të ekspertimit kontabël të kryer gjatë hetimeve, rezulton se pasuritë e evidentuara, të blera dhe me pas të regjistruara në emër të shtetasit V.Sh., dhe familjarëve e tij, nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme të realizuara prej tyre.

Me vendimin me nr.529 date 09/12/2022, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlorë, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës dhe caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive të parashikuar nga neni 275 te K.Pr.Penale, mbi pasuritë e mëposhtme:

– Pasurinë e llojit Apartament Nr.1/3 (2+1), në katin e parë banim, sip ndërtimi 118,125m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.;

– Apartament Nr 7/3 (2+1), në katin e shtatë banim, me sip. 109,03 m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.;

– Apartament me Nr 7/1 (1+1), ne katin e shtatë banim, me sip 80.7 m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova, në pronësi të shtetases M.M.;

– Apartament me Nr 6/1 (2+1), në katin e gjashtë banim, me sip. ndërtimi 110,36m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.

Pasuritë e mësipërme janë blerë nga ana e shtetasit V.Sh., sipas kontratës së sipërmarrjes për çmimin total 300.000 Euro, shumë e cila rezulton se është likujduar tërësisht jashtë zyrës noteriale.

– Njësia dyqan me sip. ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh (Nr.13 dhe 14) në Rrugën “Tefta Tashko Koço”, Bashkia Tiranë, në pronësi të shtetases M.M., të blera më parë nga ana e shtetasit V. Sh., me kontratë për shumën prej 100.000 eurosh;

– Pasuria nr.70/3 +2-103, ZK 2832 Orikum Vlorë, apartament me sip 52.27 m2, blerë sipas kontratës së shitjes për vlerën e 22.000 Euro. Shuma e likujduar tërësisht jashtë zyrës noteriale; dhe

– Pasuria nr.70/3 +2-111, ZK 2832 Orikum Vlorë, apartament me sip 54.50 m2, blerë blerë sipas kontratës për vlerën e 28.000 Euro.

Shtetasi V.Sh., është person i dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e autoriteteve italianë të drejtësisë, (Gjykata e Venecias; Gjykata e Ankonës; Gjykata e Apelit Romë; etj), për veprat penale të “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike”; “Shtrëngim për dhënie pasurie”; “Mbajtja pa leje e armëve”; “Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, vepra penale këto të parashikuara nga Kodi Penal Italian, të cilat shtetasi V. Sh., i ka kryer përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin Italian”-thuhet në njoftim./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
Bota

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

27 Janar, 2026 10:36 pm
Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
Politikë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

27 Janar, 2026 9:38 pm
VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
Bota

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

27 Janar, 2026 9:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 Janar, 2026 8:48 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
Bota

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

27 Janar, 2026 7:56 pm
Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
Bota

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

27 Janar, 2026 7:01 pm
Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
Bota

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

27 Janar, 2026 6:56 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Para
Ra aksidentalisht në përrua, ndërron jetë 59-vjeçari në Elbasan

Ra aksidentalisht në përrua, ndërron jetë 59-vjeçari në Elbasan

Afera e inceneratorëve, Berisha: Zoto ka paguar hotelet me 5 yje të Arben Ahmetajt

Afera e inceneratorëve, Berisha: Zoto ka paguar hotelet me 5 yje të Arben Ahmetajt

Rama: Ambicia jonë që Durrësi të jetë nyja e qarkullimit tregtar me Perëndimin

Rama: Ambicia jonë që Durrësi të jetë nyja e qarkullimit tregtar me Perëndimin

TE FUNDIT

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
27 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, ka komunikuar me homologun rus, Andrey Belousov, duke i thënë se dy vendet...

Lexo më shumë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
27 Janar, 2026

“Kapacitetet tona këto janë 12, 13, 15 milionë njerëz të pritur në harkun e një viti ajo që duhet të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
27 Janar, 2026

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com