Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë Gjovalin Ndoj, i cili rezulton se është i dënuar me 7 vite burg, për veprën penale ” trafikim i narkotikëve nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Ndoj në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2017, në Velipojë, Shkodër, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al