Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.
Mësohet se në pranga ka rënë Shaqo Kalaj, banues në Dukat të Vlorës. Për 42-vjeçarin e arrestuar në fshatin Dukat, Gjykata e Bolonjës e ka dhënë dënimin me 9 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Ndërkohë, autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me ato italiane për ekstradimin e tij./ Opinion.al