Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.
Mësohet se në pranga ka rënë Armant Beqiri, banues në Tiranë. 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.