Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Bëhet fjalë për Tolin Fufi banues në Shkodër.
Fufi rezulton të jetë i dënuar me 9 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, nga Gjykata e Milanos, Itali.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ndalimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Tolin Fufi, 50 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 31.01.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal Italian”-njofton policia.
Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese po kryen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.