Një 27-vjeçar i identifikuar si Rigers Mahmuti i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia në Tiranë.
I riu akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Uniformat blu bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e të riut organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Three”, dhe vunë në pranga 27-vjeçarin.
Mahmuti ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.