Një 52-vjeçar i dënuar me 25 vjet burgim, për vrasje të dyfishtë, është ekstarduar nga Britania e Madhe.
Bëhet fjalë për Artan Muçën, 52 vjeç, lindur në Elbasan.
Muça ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
Artan Muça, më 01.06.1997, në një bilardo, në fshatin Kusarth, Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj. pronari i bilardos dhe B. M.
Shtetasi Artan Muça është kapur në Britani të Madhe, në vitin 2021, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit.