Aktualitet

Emri/I dënuar me 17 vite burg në Bullgari,arrestohet në Morinë 41-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:22 - 30/06/21 |
Opi Nion

Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në hyrje të pikës së Kalimit Kufitar Morinë.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, shtetasi Imrush Junuzi, 41 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Bullgarisë”, njofton policia.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin në shtetin e Bullgarisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957./Opinion.al

Pas