Ekstradohet nga Shqipëria drejt Turqisë shtetasi turk, i identifikuar me emrin Mehmet Akman.
50-vjeçari u arrestua në qershor të këtij viti në pikën kufitare të Kapshticës, teksa po tentonte të futej nga Greqia në vendin tonë.
Gjykata e Lartë e Stambollit e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafik i narkotikëve”, si dhe Gjykata e Lartë e Bakirkoy e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.
Interpol Tirana
Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua:
-nga Shqipëria në Turqi, shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar Mehmet Akman, 50 vjeç. Gjykata e Lartë e Stambollit e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafik i narkotikëve”, si dhe Gjykata e Lartë e Bakirkoy e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.