Aktualitet

Emri/I armatosur dhe me çantën me para, arrestohet 49-vjeçari në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:06 - 20/07/21 |
Opi Nion

Një 49-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi qarkullonte me armë zjarri me vete. Arrestimi erdhi pas kontrolleve të befasishme që policia e Shkodrës po kryen ditët e fundit.

Policia bën me dije se është vënë në pranga Isuf Isufi, të cilit gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte në qytet me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Lagje Perash”, kanë ndaluar shtetasin Isuf Isufi, të cilit gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë”, njofton policia.

49 vjeçari, banues në lagjen Ajasëm, Shkodër, akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Pas