Një aksident rrugor i ndodhur mëngjesin e së mërkurës i ka marrë jetën një 21-vjeçari shqiptar në Itali.
Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi pranë varrezave në Besozzo, në provincën e Via Gorini.
Mësohet se i riu Xhemal Letija, i cili prej vitesh jetonte në Besozzo me familjen e tij po udhëtonte me makinë, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur.
Në vendngjarje kanë shkuar ndihma e shpejtë, por megjithatë nuk kanë mundur ta shpëtojnë të riun.
Sakaq, autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al