Aktualitet

Emri/ Humb jetën nga koronavirusi mjeku në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:56 - 24/11/20 |
Opi Nion

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në radhët e bluzave të bardha në Shqipëri. Mësohet se ka humbur jetën nga COVID-19 mjeku Ibrahim Kaziu, i cili ka shërbyer në Spitalin e Dibrës.

Lajmi është konfirmuar nga spitali i Dibrës përmes një postimi në “Facebook”, ku shpreh ngushëllimet për familjarët .

“U prehsh në paqe dr. Ibrahimi. Nje jete ne sherbim te popullit, Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër. Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot. Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë!”-shkruhet në njoftimin e spitalit./Opinion.al

Pas