Pandemia COVID-19 i ka shkaktuar vdekjen një tjetër mjeku në vendin tonë. Mësohet se mëngjesin e kësaj të hëne ka humbur jetën në moshën 72-vjeçare doktori i Skraparit, Esat Pashaj.
Prej 9 ditësh Pashaj ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë ku ndodhej në terapi intensive. Bëhet me dije se mjeku 72-vjeçar kishte dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Dr. Esat Pashaj, ka lindur në 16.05.1948. Ai ka qenë Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak Skrapar./ Opinion.al