Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në zonën e Kavalishencës në qytetin e Pogradecit.
Sipas informacioneve nga policia që ka këqyrur trupin paraprakisht nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup.
Dyshohet se 65-vjeçari të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Pasditen e sotme, tek vendi i quajtur “Kovalishenca”, në Pogradec, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al