Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Në afërsi të serave në fshatin Mbrostar Ura është gjetur pa shenja jete i vrarë me thikë 67-vjeçari Petraq Gjika. Policia bën me dije se 67-vjeçari punonte si roje në serat e fshatit Mbrostar Fier. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
“Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje”-njofton policia.