Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në Ksamil, ndërsa ka qenë duke peshkuar. Viktima është shtetasi Ardit Alikaj, i cili është gjetur i pajetë dhe nga dyshimet e para bëhet me dije se ka qenë shpërthimi i bombulës së oksigjenit që ka shkaktuar vdekjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Reparti 57”, Ksamil, është gjetur i mbytur dyshohet aksidentalisht në lumë duke peshkuar, shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili mbante veshur dhe rroba polumbari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.