Një person ka mbetur i vrarë dhe 1 tjetër është në rrezik për jetën, pas një sherri me thika që ndodhi pas mesnate në plazhin e Borshit.
Viktima është 31 vjeçari Premtim Bega banor i fshatit Borsh. Sakaq një 24 vjeçar po lufton për jetën, ndërsa dy të plagosur të tjerë janë jashtë rrezikut.
Mësohet se 4 personat nga Borshi janë sulmuar me thika nga 3 djem nga Vlora pas një sherri banal që kanë patur në mesnatë në fshatin turistik. Një prej autorë është kapur dy të tjerë janë në kërkim.
Në foto viktima