Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EMRI/ Euro në këmbim të licencës së farmacistit, arrestohet 31-vjeçarja

2021/07/28 at 1:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRI/ Euro në këmbim të licencës së farmacistit, arrestohet 31-vjeçarja

Suela Kapidani është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi ka mashtruar disa qytetarë duke u premtuar se do i ndihmonte për të nxjerrë lincencë për farmacist.

31-vjeçarja nga Kavaja kishte hapur disa adresa false në Instagram me emra të punonjësve të shtetit për t’u kamufluar dhe gënjyer personat që binin pre e saj.

Rezultoi se në total ajo nëpërmjet mashtrimit kishte arritur të merrte 16 mijë euro nga kjo veprimtari teksa në celular i janë gjetur edhe biseda me persona të tjerë.

Në momentin e arrestimit, 31-vjeçarja ishte duke marrë shumë e 10 mijë eurove, por iu sekuestrua bashkë me 1 kompjuter, 2 aparate telefonike dhe 50 mijë lekë bashkë me 61 fatura tatimore shitjeje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Arrestimi, në momentin e marrjes së shumës 10.000 euro, nga disa qytetarë që i kishte mashtruar.

Sekuestrohen para dhe prova të tjera materiale që shërbejnë për dokumentin e veprimtarisë së kundërligjshme të 31-vjeçares.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim më Drejtorinë e Operacioneve Speciale, pas një hetimi disa javor, mbi bazën e provave të grumbulluara, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Premtimi i rremë”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetases S. K., 31 vjeçe, banuese në Kavajë.

Në bazë të hetimeve të kryera, u bë e mundur që kjo shtetase të kapej në flagrancë nga Policia, në rrugën “Josif Budo”, në Kavajë, duke marrë shumën prej 10.000 euro, pasi kishte mashtruar disa shtetas, nëpërmjet komunikimeve në rrjetin social instagram, me adresa false të krijuara me emra të punonjësve të një institucionit shtetëror, me pretendimin për t’i ndihmuar në nxjerrjen e licencës për ushtrimin e profesionit të farmacistit.

Nga hetimet e kryera rezultoi se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit dhe veprimeve të saj, ka arritur të përfitojë në total 16.000 euro.

Gjithashtu, nga këqyrja e telefonit të saj janë gjetur edhe shumë biseda të tjera me persona të ndryshëm, me të cilët komunikonte me qëllim mashtrimin për përfitim të paligjshëm të parave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kompjuter, 2 aparate telefonike, 10.000 euro, 50.000 lekë të rinj dhe 61 fatura tatimore shitjeje.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë dëmtuar nga ky aktivitet.

Etiketa: asrrestimkavaj polici

Ju sugjerojmë

Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

31 Janar, 2026 5:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
Bota

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

31 Janar, 2026 3:02 pm
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

31 Janar, 2026 2:48 pm
Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
Bota

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

31 Janar, 2026 2:26 pm
Para
Ndërron jetë foshnja e porsalindur në maternitet, babai kallëzon çështjen

Ndërron jetë foshnja e porsalindur në maternitet, babai kallëzon çështjen

“Tokyo2020”/ Briken Calja e mbyll me 151 kg, renditet i shtati

“Tokyo2020”/ Briken Calja e mbyll me 151 kg, renditet i shtati

Mbërrijnë në Kosovë 10 trupat e pajetë të aksidentit në Kroaci

Mbërrijnë në Kosovë 10 trupat e pajetë të aksidentit në Kroaci

TE FUNDIT

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
31 Janar, 2026

Miroslav Lajçak, një nga figurat më të njohura të diplomacisë sllovake dhe evropiane, ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e këshilltarit...

Lexo më shumë

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
31 Janar, 2026

Në Torino, një efektiv i policisë nga një repart mobil u rrethua dhe u sulmua nga një grup antagonistësh gjatë...

Lexo më shumë

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
31 Janar, 2026

Më 18 dhjetor 2025, forcat e policisë italiane evakuuan dhe bllokuan qendrën sociale Askatasuna në Corso Regina Margherita 47, një...

Lexo më shumë

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
31 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, gjatë fjalës së tij në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama “është një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com