Kronikë

EMRI/ Ekzekutohet me armë zjarri 49-vjeçari në Tropojë, në kërkim autori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:02 - 04/09/21 |
Opi Nion

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Ceren të Tropojës pasditen e sotme rreth orës 15:30.

Raportohet se një person është ekzekutuar në rrwthana ende të paqarta. Bëhet me dije se viktimë ka mbetur Isat Goçaj 49-vjeç.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.

“Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia./Opinion.al

Pas