Kronikë

Emri/ E shpallur në kërkim, arrestohet 22-vjeçarja në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:10 - 07/11/20 |
Opi Nion

Një 22-vjeçare është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Sipas policisë është vënë në pranga, Vilma Jonuzi, në banesën e saj, në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit. Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, e ka dënuar 22-vjeçaren me 5 vjet burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lagjen nr.12, Durrës, në banesën e saj kapën dhe ndaluan shtetasen:

Vilma Jonuzi, 22 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas