Një ngjarje e rëndë ndodhi në Bulqizë. Një shtëpi u përfshi dhe u dogj nga flakët. Për pasojë ka humbur jetën edhe një i moshuar. Klan News raporton se viktima është Xhevdet Cara.
Dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksimi. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarje tragjike.