Makina e kryeplakut të Vermoshit në Malësi të Madhe, Prek Vata, është djegur tërësisht.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites të së dielës, në qendër të fshatit shkruan tvklan.al.
Vetë kryeplaku Vata, rreth 70-vjeç, thotë se djegia e mjetit ka qenë e qëllimshme. Kjo pasi, sipas tij, autori i kësaj ngjarje ka thyer fillimisht xhamat e makinës dhe më pas ka hedhur benzinë në automjet. Vetë Vata është lajmëruar nga të afërm për këtë ngjarje.
Ndërkohë, specialistët e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve të kësaj ngjarje.