Një 52-vjeçar është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Bardhok Biba” të Tiranës.
Mësohet se personi i dhunuar me sende të forta është Gjergj Zefi, administrator i një portali. Ai është transportuar për në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.