Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kryer disa vjedhje.
Kastriot Kolaj, banues në Shëngjin u vu në pranga pasi pas hetimeve policore dyshohet për vjedhje të kryera gjatë periudhës janar-prill 2024.
Në banesën e tij, efektivët kanë gjetur një shumë parash dhe bizhuteri të ndryshme, të cilat dyshohen se janë vjedhur gjatë kësaj periudhe në banesa të ndryshme.
Gjithashtu u gjetën në shtëpinë e 47-vjeçarit, një sasi farash kanabisi dhe një përforcues grushti.
Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë, njoftoi policia.