Aktualitet

Emri/ Atentat në Vlorë, vritet 27-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:47 - 01/12/20 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Orikum- Llogara, në Dukat- Fushë të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21;00 ku nga informacionet e para mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip ‘Mercedes Benz’ më shumë se 10 herë, duke lënë kështu të vdekur një person. Viktima është një 27-vjeçar, i identifikuar si Benjamin Bezhani.

I riu ka jetuar në shtetin italian ku edhe ka qënë i dënuar më herët, e pikërisht në këtë pistë është duke hetuar policia.

Nga njoftimit zyrtar,  27-vjeçari është konstatuar nga një qytetar në rrugë, i cili ka telefonuar policinë se një trup i pajetë ndodhej brenda një automjeti të ndaluar.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe ka ngritur kontrolle në disa pika kyçe të qytetit bregdetar.  Ndërkohë po kontrollohen të gjithë automjetet që vijnë nga Dukat Fusha.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një  telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të  Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pas