Kronikë

Emri/ Atentat në Vlorë, gjendet një automjet i djegur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:36 - 06/02/21 |
Opi Nion

Një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati të ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Ai u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar, teksa ishte duke lëvizur në këmbë në afërsi të kishës ortodokse. Viktima është identifikuar si Gentian Qarri. Fillimisht ai mbeti i plagosur dhe u transportua për në spital, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, autorët kanë qëlluar me armë nga një automjet në lëvizje. Ndërkohë, gjatë krehjes së zonës nga shërbimet e Policisë është konstatuar në rrugën e Pyjores, lagja “24 Maji”, duke u  djegur  një automjet i braktisur i markës “Toyota” me targë IKA 3066, i cili  dyshohet se ju përket autorit/ve.

Brenda mjetit ndodhej dhe një armë zjarri automatik, që po digjej. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve./ Opinion.al

Pas