Kronikë

Emri/ Atentat me armë zjarri në Elbasan, shpëtojnë babë e bir


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 21/06/20 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Byshek të Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së kaluar, ku sipas policisë, është qëlluar në drejtim të një makine në të cilën udhëtonin babë e bir.

Sipas informacioneve, persona ende të identifikuar kanë qëlluar me armë ndaj 48-vjeçari Petrit Çarçiu, të cilit më herët i kanë djegur edhe lokalin që ka në pronësi.

Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Çarçiu ka thënë në polici se është qëlluar me armë nga një këmbësor.

Ndërkohë, Policia vijojn punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 00:30, në fshatin Byshek, Elbasan, shtetasi P.Ç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan ka njoftuar Sallën Operative të DVP Elbasan se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të tij i cili udhëtonte sëbashku me djalin.

Nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të mjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit./ Opinion.al

Pas