Policia ka arrestuar një qytetar që prezantohej sikur ishte zv/drejtor i ALUIZNI-t. I arrestuari mësohet se është Artan Laçi.
Sipas uniformave blu, ai mashtronte qytetarët duke u premtuar se do t’u legalizonte banesat dhe u merrte një shumë të caktuar parash.
Kanë qenë qytetarët që denoncuan personin në fjalë, pasi kishin paguar shuma të mëdha parash dhe nuk kishin marrë asnjë shërbim.